Lajme

Vrasja e ‚grabitësve, hije dyshim mbi ngjarjen

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në zonën e Selitës, policia është rikthyer në vendngjarje për ekspertizë. Pas marrjes në pyetje të shtetasit Flamur Ymeri, i cili qëlloi për vdekje dy persona, të cilët sipas tij tentuan t’i vidhnin shtëpinë, ekspertët janë drejtuar...

Shqipëria shteti më i rrezikshëm në Ballkan

Shqipëria është shteti më i rrezikshëm në Ballkan për të jetuar. Vetëm gjatë vitit 2012 janë regjistruar 159 vrasje. Vendi më i qetë është Sllovenia,ku ka pasur vetëm 14 vrasje. Sipas numrit të vrasjeve, në Maqedoni ndodhin më shumë vrasje se në Serbi. Vetëm gjatë...

Ka vdekur edhe vajza tjetër, treni vret dy vajza në Drenas

E plotësuar: Ka vdekur edhe vajza tjetër, e aksidentit tragjik në Drenas, ku një tren goditi dy vajza të mitura. Informacionin e ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci. 

Ai ka thënë se posa janë informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas, se ka vdekur edhe vajza tjetër. Bëhet fjalë për dy vajza të mitura, njëra e moshës rreth 11 vjeçe dhe tjetra rreth 13.

Ahmeti: Reduktimi i buxhetit për 5 milion euro, i papranueshëm

Ahmeti: Reduktimi i buxhetit për 5 milion euro, i papranueshëm

Komuna e Prishtinës për vitin 2015 do ta ketë buxhetin e reduktuar për rreth 5 milionë euro, si pasojë e regjistrimit të fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë – ku për Prishtinën nxjerri shifrën prej 197 mijë banorë.

Por, kjo shifër, sipas Shpend Ahmetit, Kryetarit të Prishtinës, bie ndesh me numrin aktual të banorëve që jetojnë në Prishtinë.

Sipas tij, shifrat e banorëve nuk përkojnë me numrin e nxënësve nëpër shkolla e as me numrin e orëve të rrymës dhe të ujësjellësit të cilat tregojnë sa njësi banesore janë.

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

BIK-u, e pranon se duhet të ketë reforma, po jo vetëm kur ka “sherre apo konflikte”. Imamë dhe politikanë kosovarë kritikojnë tolerimin e hoxhallarëve kontroversë.

Arrestimet e ditëve të fundit të mbi 40 personave, që dyshohet se kanë lidhje me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra, si dhe prangosja e një imami në Gjilan, i ka rikthyer debatet për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe miratimin e Ligjit për Bashkësitë fetare.

Në përgjigjet e Zyrës për Informim të BIK-ut dërguar gazetës “Kosova Sot”, pohohet se si çdo institucion tjetër, qoftë fetar apo laik kudo në botë që ka nevojë për reforma, ashtu edhe BIK-u ka nevojë për reforma të sofistikuara.

Identifikohen 16 persona, nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë

Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ka bërë identifikimin edhe të 16 personave, viktima të luftës së viteve 1998 -’99, në Kosovë. Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, është njoftuar përmes Kryesueses së Grupit Punues për Persona të Zhdukur, nga Komisioni Qeveritar i Serbisë, mbi identifikimin edhe të 16 personave, nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës. 

Dy të rinj të therur me thikë në Prishtinë

Një përleshje mes të rinjsh ka sjellë deri tek therja me thikë të dy prej tyre në lagjen ‘Santea’ në Prishtinë. Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. “Rreth orës 22:00...

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip